Rihapet përkohësisht reparti i Hematologjisë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Disa nga infermieret e reparteve të tjera do të angazhohen përkohësisht në repartin e Hematologjisë derisa të përfundojnë procedurat për punësimin e infermiereve.
Reparti funksionon rregullisht dhe për momentin u tejkalua problemi. Kërkojmë punësimin me kontratë në vepër të 20 infermiereve një pjesë e tyre do të pranohen për Repartin e Hematologjisë ku shpresojmë se problemi përkohësisht do të zgjidhet, por duhet ta kemi parasysh se këta motra kanë nevojë për edukim special gjatë muajve të ardhshëm që të mund të kujdestarojnë në këto reparte duke marrë parasysh specifikat e kësaj pune – deklaroi Katerina Stravriq, drejtore e Klinikës së Fëmijëve.
Pavarësisht se drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve deklaroi se gjendja është normalizuar dhe se Reparti i Hematologjisë është rihapur, ALSAT mëson se brenda kësaj Klinike ekziston kaos mbi atë se si do ta zgjidhin këtë problem për afat më të gjatë kohor. Pos kërkesës në ministrinë e Shëndetësisë , drejtuesit e kësaj Klinike nuk kanë plan B se si do ta zgjidhin këtë problem”.
Nga shoqata e infermiereve thonë se nuk ka institucion shëndetësor në vend i cili nuk përballet me mungesë të infermiereve, ndërkaq shton se janë në pritje të përgjigjes nga ana e ministrisë së Shëndetësisë për punësime të reja.
Është paralajmëruar se do ketë edhe punësime të reja nëpër spitale, shpresojmë se aty këtu të plotësohen vendet e infermiereve nëpër institucionet shëndetësore. 4:49 Për momentin nuk ekziston ndonjë institucion shëndetësor në vend që nuk ka mungesë të kuadrit të punonjësve shëndetësor me shkollim të mesëm – tha Gordana Beshliovska, Shoqata e Infermiereve.
Dy ditë më parë si informoi Alsat, reparti i Hematologjisë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup ishte mbyll për shkak të mungesës së kuadrit të infermierëve. Pacientët e këtij reparti u transferuan në Onkologji dhe Endokrinologji, duke qëndruar dy persona në një dhomë, edhe pse një gjë e tillë është e palejueshme. Kjo Klinikë ka nevojë për punësimin e të paktën 100 infermierëve për normalizimin e gjendjes. Por, edhe tre javë nga paraqitja e kërkesës, ende nuk ka asnjë përgjigje nga dikasteri i Shëndetësisë.
Vjollca Aliti