Kuvendi vazhdon diskutimin për riformatimin e Qeverisë. Përkatësisht, pasi përfunduan diskutimet rreth propozimit për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, Kuvendi hapi diskutimin për shkarkimin e Admirim Alitit nga pozita e ministrit për shoqëri informatike dhe administratë.
Diskutimet e deputetëve më së paku janë të koncentruara në propozimet që janë në rend dite. Deputetët e ASh-së arsyetuan vendimin e tyre për t’u bërë pjesë e Qeverisë.
“Se me hyrjen tonë në Qeveri nuk vdes kauza shqiptare opozitare në Maqedoni. Nëse nuk e merrnin këtë vendim në këtë vit shumë kritik për vendin ekzistonte rreziku që të vdes shpresa për një shtet reformues. Kur them shtet reformator, mendoj për faktin që reformat në të gjithë sferat mund të nisin të inplementohen vetëm nëse nisin bisedimet për hyrje në UE.” – tha Artina Qazimi nga rradhët e ASH-së.
VMRO DPMNE konsideron se riformatimi i Qeverisë, nuk rrit numrat e shumicës parlamentare dhe as nuk siguron fillimin e bisedimeve me BE-në.
Akuzuan pushtetin për krim, korrupsion dhe keqqeverisje.
“Për 10 muaj, që tani, situata do të jetë më ndryshe ndërsa të korruptuarit politik në skenën politike të Mqedonisë do t’i dërgojmë në histori por, në rrugën e historisë fillimisht do t’u rezervojmë takim në stacionin e quajtur drejtësi dhe organe që duhet të sanksionojnë krimin që ia bëtë këtij shteti.” – tha Bojan Stojanoski nga rradhët e VMRO DPMNE.
LSDM mohon pretendimet e opozitës duke veçuar avansimin e dukshëm të vendit në procesin euroatlantik.
“Dëgjova edhe nga ju edhe nga kolegët tuaj se në Evropë nuk shkohet me kriminal, dhe ashtu është, prandaj për 11 vite me ju në pushtet nuk lëvizëm as në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe as në pjesën e fillimit të bisedimeve me BE-në. Pikërisht qeveria e kryesuar nga LSDM dhe parnerët e saj e anëtarësoi vendin në NATO dhe filloi negociatat me BE-në.” – u shpreh Sanella Shkrelj nga rradhët e LSDM-së.
Sipas BDI-së, grupi parlamentar i VMRO DPMNE vazhdon me bllokadën aktive të Kuvendit edhe në seancën për riformatimin e Qeverisë.
“Është për të ardhur keq fakti që këto ditë këtu debatojmë por, askush nuk folën për temë konkrete dhe është shumë e qartë që është vetëm bllokim dhe hudhje hy në sy opinionit dhe flitet për tema të tjera të parëndësishme.” – tha Arben Ziberi nga rradhët e BDI-së.
Shkarkimi i ministrave dhe zv/ministrave të Alternativës ndodh pasi kjo e fundit vendosi të braktisë Qeverinë, e pakënaqur me ndarjen e re të resorëve pas marrëveshjes për zgjerimin e ekzekutivit me Aleancën për Shqiptarët.
Pas shkarkimit të ministrave, në rend dite është edhe zgjedhja e katër ministrave dhe pesë zëvendësministrave të rinj, kryesisht nga rradhët e ASH-së.