02 May
Protestuesit “Për Maqedoni të Përbashkët” u janë kthyer sot protestave pas incidentit të ndodhur ditën e enjte në Kuvend. Ata janë nisur nga Qeveria rreth orës 17.30 dhe në këto momente po i drejtohen Kuvendit. Më shumë sesa thirrjet “Për Maqedoni të Përbashkët” dëgjohet slogani “zgjedhje të reja”. Numri i tyre rezulton relativisht i vogël në krahasim me një javë më parë.