Punonjësi shumë vjeçar i Entit Shtetëror të Statistikave, Ridvan Ismaili ka njoftuar se po largohet nga ky institucion i rëndësishëm shtetëror siç ka shtuar ai për një kapitull të ri në punën e tij profesionale.
Ismali ka shkruar në profilin e tij në facebook se edhe pas 80 viteve ende ESHS nuk ka më shumë se një udhëeheqës sektri shqiptar gj[ që flet për barazinë e brendshme në këtë institucion.
Mjerisht sipas tij numri i të punësuarve shqiptarë ende është minimal. Ai thotë se ndihet krenar se ka kontribuar në shumë procese që ka kaluar ESSH duke përmendur regjistrimin e popullsisë por se fatkeqësisht shpesh nuk kanë gjetur përkrahjen e partive politike shqiptare.
Postimi i plotë i Ridvan Ismailit
Sot, pas plot 19 viteve punë në Entin Shtetëror të Statistikës, përfundon rrugëtimi im profesional në ESHS, institucion ku kalova thuajse dy dekada, duke dhënë gjithçka që kisha – përkushtim, dije dhe zemër. Kam pasur nderin të jem pjesë e disa proceseve të rëndësishme, ku do të veçoja Regjistrimin e Popullsisë 2021, një proces të cilin e kam jetuar me përgjegjësi të plotë dhe me besimin se statistika duhet t’i shërbejë së vërtetës dhe çdo qytetari.
Gjatë këtyre viteve, kam bërë përpjekje të palodhshme që Enti Shtetëror i Statistikës të flasë shqip – jo vetëm në komunikim simbolik, por konkretisht:
në dokumente zyrtare,
në webfaqe,
në publikime, raporte dhe manuale,
në libra dhe materiale metodologjike etj.
Dhe mund të themi se sot gjuha shqipe është pjesë e natyrshme e institucionit – dhe kjo mbetet një nga arritjet e mia më të dashura dhe më kuptimplota.
Megjithatë, përkundër gjithë kësaj, largohem me ndjenjë zhgënjimi.
Punonjësit shqiptarë në administratë vazhdojnë të jenë të nënvlerësuar, të pa përfaqësuar dhe të pambrojtur, pavarësisht profesionalizmit dhe sakrificës së tyre.
Edhe unë, si shumë kolegë të tjerë, shpesh nuk kemi pasur hapësirën e duhur për veprim, përkundër punës, dijes dhe vullnetit për t’i çuar gjërat përpara. Dhe kjo gjendje nuk është e sotme.
Edhe pas 80 viteve ekzistencë të Entit Shtetëror të Statistikës, shqiptarët gjatë gjithë këtyre dekadave kanë pasur gjatë gjithë kohës vetëm një pozicion udhëheqës.Një fakt që flet shumë për pabarazinë e brendshme.
Kjo nuk është vetëm problem i sistemit –
është dështim i politikës shqiptare për 25 vite, e cila ka dështuar të mbrojë dhe fuqizojë kuadrot e saj.
Kuadrot shqiptarë duhet të kenë mbështetje të vërtetë politike, jo vetëm prani simbolike, ndërsa Hapësira për veprim dhe dinjiteti profesional duhet të jenë standard, jo privilegj.
Unë largohem me ndërgjegje të qetë dhe me mirënjohje të thellë për çdo koleg me të cilin kam ndarë rrugëtimin tim profesional.
Sot largohem me mall, por edhe me bindje se ky rrugëtim nuk ka qenë i kotë.
Koha është për kapitull të ri. Por kjo faqe nuk do të harrohet kurrë.
Me respekt
Ridvan Ismaili


