Nga ora 07:20 e mëngjesit të sotëm, komunikacioni për automjetet e rënda transportuese në vendkalimin kufitar Bllacë është ridrejtuar drejt pompës së benzinës “Dizel”, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Arsyet për ridrejtimin e kamionëve nuk janë bërë të ditura.
Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, ndërsa intensiteti i qarkullimit në akset jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi
LAMM rekomandon lëvizje me shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalistikës rrugore dhe kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka malore dhe lugina lumenjsh, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut.
Këto paralajmërime vlejnë posaçërisht për këto akse rrugore:
Katllanovë – Veles
Mavrovë – Dibër – Strugë
Vinicë – Berovë
Koçan – Dellçevë