Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbaroi. Gara midis dy kandidatëve për president si duket po tregon për epërsinë e Stevo Pendarovskit, shkruan Almakos.
Nga rezultatet e para në KSHZ, Stevo Pendarovski ka fituar 58.66 % të votave ose 86.807, ndërsa Gordana Siljanovska ka fituar 38.03 % të votave ose 56.273.
4.907 vota ose 3.32 % deri më tani janë të pavlefshme.


