Vijon numërimi i votave në 10 nga 12 qarqet e vendit për kandidatët preferenciale, që do të bëhen pjesë e Parlamentit të ri. Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 314 kuti votimi nga 1282, ku nga rezultatet paraprake është krijuar një projeksion se kush do të jenë deputetët e rinj të Kuvendit nga listat e hapura.
Partia Socialiste në Qarkun Tiranë ka arritur të sigurojë 19 mandate deputetësh. Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.
Ndërkohë gara mes socialistëve bëhet për 7 mandate deputetësh, ku pjesë janë kandidatët e listës së hapur.
Më i votuari nga radhët e PS, sipas rezultateve të deritanishme është Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka arritur të fitojë 8117 vota.
I dyti është ministri Ervin Hoxha, i cili ka marrë mbështetjen e 4441 socialistëve deri më tani.
Ndërkohë që listës i shtohet dhe veteranët, Fatmir Xhafaj me 3823 vota dhe Erion Braçe me 3801 vota, Ornaldo Rakipi me 2816 vota, po ashtu Antonela Dedej me 1982 dhe Anila Denaj me 1520 vota.
Të dy fundit përfitojnë nga kuotat gjinore. Ndërkohë që jashtë listës ngelet Pandeli Majko, i cili ka marrë më pak vota se Xhemal Qefalia dhe Ylli Shehu. Ndërkohë nga zonjat që mbeten jashtë Kuvendit janë Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylahmeti.
QARKU I TIRANËS
PS – 19
- Edi Rama
- Ogerta Manastirliu
- Elisa Spiropali
- Lindita Nikolla
- Taulant Balla
- Adea Pirdeni
- Albana Kociu
- Igli Hasani
- Delina Ibrahimaj
- Ilva Gjuzi
- Iris Luarasi
- Erion Malaj
- Blendi Gonxhja (8117)
- Ervin Hoxha (4441)
- Fatmir Xhafaj (3823)
- Erion Brace (3801)
- Ornaldo Rakipi (2816)
- Antonela Dedej (1982)
- Anila Denaj (1520)
Jashte Kuvendit deri tani
- Xhemal Qefalia (351)
- Ylli Shehu (290)
- Pandeli Majko (269)
- Mimi Kodheli (195)
- Blerina Gjylameti (182)
- Olta Xhacka (172)
- Etilda Gjonaj (171)
- Blendi Sulaj (151)
- Arben Pellumbi (135)
- Toni Gogu (135)
- Florian Pullazi (113)
- Entela Ramosacaj (108)
- Endrit Braimllari (106)
- Andi Seferi (104)
- Edlira Dyrmishaj (103)
- Sofika Lleshi (88)
- Halit Valteri (87)
- Plarent Ndreca (82)
- Klotilda Bushka (71)
- Kejsi Elezi (66)
- Roy Bashaj (63)
- Etjen Xhafaj (60)
- Glindxhet Madhi (58)
- Eldian Cepeli (58)
- Silda Cepe (53)
- Antonela Dedej (50)
- Persida Shkrepa (32)
- Mirgit Vataj (26)
- Halil Koloshi (12)
- Ermonela Felajvalikaj (0)
Ndërkohë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), në Qarkun Tiranë, ka arritur të sigurojë 13 mandate deputetësh.
Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e PD-ASHM. Ndërkohë gara bëhet për 1 mandat të vetëm, mes Ilir Alimehmetajt dhe Jorida Tabakut, që kanë një diferencë të ngushtë prej rreth 200 votash.
Me votat aktuale të numëruara Ilir Alimehmeti siguron mandatin e deputetit me 4309 vota, ndërsa jashtë Parlamentit mbetet Jorida me 4129 vota.
QARKU I TIRANËS
PD – 13 mandate
- Sali Berisha
- Flamur Noka
- Albana Vokshi
- Belind Kellici
- Tedi Blushi
- Jozefina Topalli
- Fatmir Mediu
- Edi Paloka
- Erisa Xhixho
- Mesila Doda
- Klevis Balliu
- Besart Xhaferi
- Ilir Alimehmeti (4309)
Jashte Kuvendit deri tani
- Jorida Tabaku (4129)
- Loranca Hoxha (2455)
- Myslim Murrizi (1606)
- Ilir Metaj (1548)
- Asllan Dogjani (1402)
- Grigels Mucollari (1282)
- Petrit Gjorgji (964)
- Ilda Zhulali (936)
- Mimoza Hajdarmataj (896)
- Ethem Aga (863)
- Albi Jahelezi (801)
- Petrit Doda (791)
- Elton Rroshi (763)
- Mhill Gecaj (716)
- Arjan Hoxha (688)
- Adriana Kalaja (663)
- Salvador Kacaj (608)
- Edit Harxhi (538)
- Shpetim Idrizi (509)
- Lisander Hoxha (506)
- Jonathan Pano (462)
- Dhurata Cupi (427)
- Altin Goxhaj (419)
- Lili Sula (395)
- Akil Kraja (370)
- Sali Shehu (339)
- Kreshnik Collaku (331)
- Erisa Bajaziti (215)
- Arnold Kariqi (202)
- Eduart Caca (201)
- Xhulia Xhekaj (183)
- Julia Ilirjani (116)
- Besim Kuka (114)
- Pranvera Kurpalaj (108)
- Rivelino Cuno (98)
- Rudin Hylviu (28)