Për herë të parë që nga shpallja e pandemisë, gjatë 24 orëve të fundit në Spitale e Klinikat e vendit nuk është shtruar asnjë pacientë si pasojë e koronavirusit, madje as në Klinikën Infektive në Shkup. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce deklaroi se nëse ky trend i të shtruarve në spitale dhe i rasteve të reja vazhdon edhe ditëve në vijim, pas 15 Qershorit do të hiqet ora policore si dhe do të ketë lehtësime shtesë në organizimin e ngjarjeve të ndryshme.
– Advertisements –

“Derisa vazhdojnë këta numra, ky trend, pas 15 Qershorit mund të pritet lehtësime shtesë të masave restriktive. Këtu e kam fjalën për dy çështje e para ora policore dhe e dyta është mbi rekomandimet për organizimin e ngjarjeve tjera”
Numri i qytetarëve të cilët kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit është 19 nga 2456 të testuar. Janë shëruar 26 pacientë ndërsa numri i viktimave është 6. Ndërkohë procesi i vaksinimit të qytetarëve me dozën e parë rrjedh me intensitet më të ulët. Gjatë javës së ardhshme pritet të arrijnë 500 mijë vaksinat kineze Sinovak, ndërkaq për sasinë shtesë të vaksinave Ruse ende nuk ka informata konkrete. Gjatë këtij muaji po ashtu pritet të arrijnë edhe 50 mijë doza nga Greqia dhe Bullgaria, të cilat me shumë gjasë do jenë Astra&Zeneca.
“Tani I hodhëm në sistem ata 10 mijë vaksina Pfizer të cilat arritën të hënën, megjithatë presim shpejtim të dukshëm të procesit kur të arrijnë sasitë tjera të SInovakut. Këtë mëngjes morëm informacion se mund të presim që porosia të arrijë gjatë 7 ditëve të ardhshme”
Deri tani janë vaksinuar 241,368 persona nga 437, 339 të paraqitur.
Vjollca Aliti