Në njësinë e 1 zgjedhore prej votave të përpunuara nga 344 vendvotime prej gjithsej 531 vendvotimeve prin koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM me 34.08 për qind.
LSDM pasohet menjëherë nga VMRO-DPMNE me 31.04 për qind.
Tek partitë shqiptare udhëheq BDI me 12.39 për qind e pësuar nga ASH-Alternativa me 8.68 për qind dhe PDSH me 1.36 për qind.
“E Majta” me 7.7 për qind, Integra me 1.53 për qind.
Ndërkaq në njësinë e 4 zgjedhore prej votave të përpunuara nga 482 vendvotime prej gjithsej 618 vendvotimeve prin koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM me 46.45 për qind, e pësuar nga VMRO-DPMNE-ja me 45.5 për qind, “E Majta” me 4,03 për qind dhe Integra me 1,62 për qind.