Rrethanat tona të brishta shoqërore kanë pjellë në vazhdimësi, sidomos, politikanë allasoj, të cilët përnjeherë kanë dalë nga anonimiteti dhe brenda natës janë ngritur në figura prominente, duke e shpallë veten aktorë të fushëbetejës nën maskën e një madhështie hyjnore, të cilën unë e quaj “rezistencë politike përmes bllofit”, në kuptimin e një qëndrimi stoik nihil admirari, një sajesë bizarre e këtyre për të kamufluar anonimitetin e tyre përpara votuesit të dëshpëruar dhe të paaftë për ta gjetur veten në shoqëri, që më pas ta thellojnë edhe më tepër dëshpërimin e tij. Fare kollaj e kanë pasur në fillim të gjithë politikanët, që pjesëtarëve të partive të veta t’ua imponojnë bindjen, se ata i ka lidhur fati në sajë të gjendjes dhe një parahistorie përcaktuese të përbashkët, gjë që ta impononon mendimin se tërësia politike ka qenë gjithmonë e karakterizuar me populacione që kanë pasur tendenca rritëse individualiste, prandaj dhe sot në mendjen e çdo qytetari, besa edhe të të miturve dhe adoleshentëve, mbizotëron koncepcioni se e gjithë kasta e politikanëve të hapësirës tonë karakterizohet me tiparin ‘profiterizëm’, pra pëfitues të paskrupullt nga e mira kolektive. Dhe siç rezulton përditë e më shumë, stabiliteti i këtyre populacioneve nuk është i garantuar aspak, për më tepër, shoqërohet edhe me tronditje të mëdha, të cilat, në radhë të parë, i shkundin profiterët, e maskuar nën perçen e moralistëve. Duhet ta kemi të qartë, se teoria e entiteteve të mëdha është një kompleks në vete dhe përbëhet nga një numër i madh i subteorive: teoria e stresit, teoria mediatike, teoria e organizimit dhe rrjetëzimit dhe nuk është aspak një oazë, ku do të garantonte strehimin e profiterëve politikë, të cilët nuk arrijnë dot ta kuptojnë se jetojnë në skenën e lavdishme të vetëmashtrimit dhe jo në skenën e ndodhive shoqërore, e cila kërkon aftësi, përgatitje, profilizim, përvojë dhe percepcion përtej fushëpamjes.
Data 29.03.2026
Aktuale
- “Shqip kemi mësuar, shqip do testohen” – studentët ‘pushtojnë’ Shkupin me pankarta
- Arjanit Hoxha i BDI-së sfidon VLEN-in: “Hajdeni të shkojmë në zgjedhje”
- VLEN para BDI-së në sondazhin e fundit, Mexhiti: Rritet mbështetja e qytetarëve
- Janë privuar nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, shtatë kanë vozitur pa patentë shoferi
- FOTO/ Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, makinat përplasen mes tyre dhe bëhen copash, 2 fëmijë përfundojnë në spital! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
- Gazetarja Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të PS, besoj se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete
- Mexhiti: Anketa dëshmon rritjen e VLEN-it dhe besimin e qytetarëve
- Leksioni nga Shkupi

