Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka publikuar një të dhënë sa i përket asajë se si kjo ministri, e mbylli vitin 2023.
Sipas Rexhepit, ky ishte një vit i suksesshëm sepse shihet në fotografinë që i ka bashkëngjitur shkrimit, ministria në fjalë për vitin 2023 ka shënuar rekord në realizimin e buxhetit.
Sipas të dhënave të Rexhepit, ministria e Transportit dhe Lidhjeve vitin që lam pas ka realizuar 99.4% të mjeteve të parapara për realizimin e projekteve kapitale, mjete këto që kapin shumën e 307 milionë eurove.
“Ishte një vit i suksesshëm për Ministrinë e transportit dhe Lidhjeve”, ka shkruar mes tjerash Rexhepi.