Kandidati i AKI-së për komunë e Tetovës, Bajram Rexhepi, nga tubimi në Tetovë, deklarojë se Tetova ndodhet para një sprove historike, të bëj zgjedhjen në mes atyre që mashtruan dhe atyre që ofrojnë zgjidhje reale për problemet e përditshme.
“Në mes atyre që Tetovën e shohin si plaçkë lufte dhe vizionit tonë të qartë për zhvillim. Tetovarët thjeshtë duhet të vendosin, nëse Tetova jonë duhet të vazhdojë të shkatërrohet nga kjo pengmarrje politike që po ndodhë sot apo ta çlirojmë dhe shndërrojmë në një qytet evropian”, tha Rexhepi, raporton SHENJA.
Rexhepi tha se nuk duhet lejuar që për të ardhmen e Tetovës të vendosin donacionet serbe, as kreditë kineze dhe as parat e vjedhura nga shitja e pronave të përbashkëta.
“Kërkojë nga ju mbështetja që t’ja kthejmë Tetovës tonë krenarinë, dinjitetin e nëpërkëmbur. Kërkojë mbështetje që bashkë ta bëjmë kryeqendrën ekonomike, kulturore dhe sportive…”, tha mes tjerash Rexhepi.
Data 03.12.2025
Aktuale
- Aksion kundër taksistëve dhe transportuesve të tjerë joligjor në Shkup, Gjorgjievski: Do t’u konfiskohen automjetet dhe do të ketë gjoba
- Rutte i përgjigjet Putinit: NATO do të mbrojë çdo qytetar të Evropës
- Qeveria rriti shpenzimet në tre muajt e parë të 2025’tës, ja ku shpenzoi më shumë
- EMRI/ Disa prona dhe një “Audi”, SPAK sekuestron pasuritë e të akuzuarit për ndikim të paligjshëm te gjyqtarët!
- (VIDEO) Kambovski mohon se gjykatësit marrin paga 180 mijë denarëshe
- (VIDEO) Në UNB u regjistruan 3800 studentë, dy mijë diplomuan
- (VIDEO) MASH: Janë ndarë mbi 2.400 bursa për mbështetje sociale dhe arsim dual
- Për një ditë është përgjysmuar numri i shkeljeve, “Qytet i sigurt” dje ka regjistruar 50.652 shkelje të reja


