Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi pagën minimale, duke theksuar se me 24.600 denarë nuk mund të sigurohet jetesa e një familjeje dyanëtarëshe, e lëre më e një familjeje katër anëtarëshe.
“Qeveria dëshiron të ketë një shtet me ekonomi stabile dhe sociale, dhe ulja e pagave të funksionarëve u argumentua si një mënyrë për të theksuar dallimin me pagën minimale. Në rregull, e kuptoj këtë arsyetim dhe jam dakord me të. Por nëse synojmë të krijojmë një shtet social, duhet të fillojmë nga një pagë minimale që lejon jetesën. Me 24.600 denarë nuk mund të jetojë as një familje dyanëtarëshe, e lëre më një familje katër anëtarëshe. Të gjithë e dimë sa mjete janë të nevojshme për të kaluar muajin,” deklaroi Rexhepi. /SHENJA/


