Sot në seancën plenare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u votua propozimi për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për çmime shtetërore, me ç’rast do të shtohet edhe një çmim i ri për nder të 22 nëntorit-Dita e Kongresit të Manastirit. Ky propozim hasi në mbështetje edhe të grupit parlamentar të Lëvizjes BESA, me ç‘rast deputeti i kësaj partie, Rexhep Memedi theksoi se kjo datë simbolizon unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. “Për arsye se 22 Nëntori është një datë e rëndësishme, e cila shënon Ditën e Kongresit të Manastirit ku u bë unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, ne deputetët e Lëvizjes BESA e mbështesim dhe i bashkangjitemi propozimit që 22 Nëntori të bëhet pjesë e Ligjit për çmime shtetërore. Me këtë çmim do të dekorohen personalitetet që do të kontribojnë në jetën shoqërore e politike, për arsimin dhe kulturën shqiptare si dhe personalitete që do të japin kontribut në avansimin e bashkëjetesës dhe kohezionit ndëretnik në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi deputeti Rexhep Memedi.
Data 15.03.2026
Aktuale
- Dronët iranianë godasin Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit
- Raportohet se një vajzë ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë
- Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik
- Të shtëna me armë në Sarandë, kanoset një person! Autori u largua me “Audi Q7” drejt Borshit
- Mexhiti: Drunjtë e kampusit “Nënë Tereza” zhvendosen në parkun “Rilindja”
- Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit
- Privohen nga liria 21 shoferë për shkelje në komunikacion
- (VIDEO) Punëtorët në rrugë, kërkojnë paga më të larta dhe standard më të mirë jetese

