Ndonëse se ka paralajmëruar që do të bëhet pjesë e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Intregim, deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, akoma nuk e ka zyrtarizuar në Kuvend këtë çështje. Në një prononcim për gazetën LAJM, Rexhepi tha se ende nuk di e di kur do të ndodhë një gjë e tillë, por sipas tij, rëndësi ka që është pjesë e shumicës. Deputeti Kastriot Rexhepi ka folur edhe punën e ekzekutivit si dhe për përlasjet e fundit brenda BDI-së, duke thënë se këto debate, siç i ka quajtur ai, dëshmojnë kapacitetet demokratike të kësaj partie. “Pres që këto debate të mbyllen pas datës 29 të këtij muaji, kur pritet të mblidhet kryesia e BDI-së”, tha Rexhepi. Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.
Data 09.11.2026
Aktuale
- Araghchi mesazh për Shtëpinë e Bardhë: Koha që të zgjidhni t’i jepni fund luftës ose ta vazhdoni atë
- Denoncimi i Gazment Bardhit: Balluku ka shpenzuar mijëra euro në një klinikë estetike. Ka akuzat më të rënda, por sërish vjen në Kuvend
- Rusia: Kemi goditur nënstacionet e energjisë në Ukrainë dhe tre anije në Detin e Zi
- Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim
- Lamtumira e fundit për Rinesancën, familja njofton datën e varrimit
- Privohen nga liria dy persona nga Velesi, policia sekuestron marihuanë, tableta dhe peshore digjitale
- 19 vepra penale për vozitje të pakujdesshme në trafik, 17 persona të ndaluar brenda 24 orëve
- Aksidenti i frikshëm në Trudë: Një person në kërkim të ndihmës mjekësore



