“Keni durim, mos keni frikë, sepse së shpejti vjen dita e çlirimit nga ata të cilët e trajtojnë këtë popull si robër”, porositi kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Studeniçanit, Rexhep Memedi.
Ai i dënoi ashpër kërcënimet e mbrëmshme ndaj kandidatit të kësaj partie për Komunën e Sarajit dhe tha se këto janë shenja të dobësisë të një grupi të njerëzve të dështuar.
Memedi në fjalën e tij, kritikoi udhëheqësinë aktuale se i ka lënë pa ujë mbi 4 mijë banorë të Komunës së Studeniçanit, dhe tha se kjo Komunë radhitet ndër më të varfërat në Maqedoni. /SHENJA/