Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka nxjerrë në dritë një tjetër skandal të rëndë të keqmenaxhimit me paratë publike, kësaj radhe në Institucionin Nacional “Teatri Shqiptar – Shkup” për vitin 2024 dhe vite më herët.
Pas një kontrolli të hollësishëm të llogarisë së buxhetit bazë, revizorët kanë dhënë opinion të pafavorshëm për realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare, si dhe opinion me rezervë për pajtueshmërinë e institucionit me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Raporti zbulon se 20% e aktorëve të punësuar nuk kanë pasur asnjë angazhim gjatë gjithë vitit 2024.


