Revizioni i jashtëm për ndërtimin e Teatrit Shqiptar në Shkup konstatoi se mund të ketë veprime të paligjshme nga kryesia e këtij institucioni kulturor. Ky raport, i cili nesër zyrtarisht do të shpallet nga Ministria e Kulturës, do të dërgohet deri tek PSP-ja, e cila paralelisht me revizionin ka hapur hetim. Në mënyrë të detajuar është shqyrtuar zgjedhja e firmave për rikonstruimin e godinës.
https://www.youtube.com/watch?v=P0pGmxQ_Zj0
Ne kemi një situatë që nuk është në përputhje me ligjet tona, dhe ajo është transferimi i kontratës për ndërtim nga njëra kompani tek tjetra, pasi që njëra kompani ka falimentuar. Atëherë shitet filiali së bashku me marrëveshjen, gjë që gjithashtu nuk është në përputhje me ligjet tona. Pra, kemi një tregues se si ka ardhur deri tek ajo t’i kalohet gjithçka një kompanie tjetër e cila gjithashtu ka punuar në Maqedoni dhe këtu gjithashtu janë nënshkruar më shumë anekse të kësaj marrëveshjeje”- deklaroi Slagjana Taseva nga Transparency International.
Alsat M në janar shkroi për kalimin e detyrimeve për rekonstruimin e Teatrit Shqiptar nga njëra në tjetrën kompani.Pasi që kompania e parë “Lamone Moreda” falimentoi, firmën e bleu “Shencia”, një kompani nga Italia. Hulumtimi i Alsat M tregoi se kompanitë janë të lidhura dhe se drejtuesit e kompanisë së falimentuar “Lamone Moreada” janë themelues të kompanisë së re që ka filial në Shkup. Megjithatë, deri tek pronarët e vërtetë të kompanisë “Shencia” nuk mund të arrihet sepse kompania është në pronësi të “Electra Italia”, e cila është në pronësi të “Truest Blue”. Kësaj kompanie i është fshirë numri i tatimit, kështu që nuk mund të vërtetohet pronësia përmes regjistrit qendror italian. Tenderi fillestar për rikonstruimin e Teatrit shqiptar kushtoi 8 milionë euro ndërsa deri më tani janë nënshkruar anekse me vlerë prej 30%. Revizorët e kanë hulumtuar edhe këtë pjesë.
Ekziston një serë pyetjesh më të thella dhe më me detaje kur bëhet fjalë për çmimet për marrëveshjeve për transaksionet që do të duhet t’u përgjigjen institucionet që kanë kompetenca të tilla”- u shpreh Slagjana Taseva nga Transparency International.
Rikonstruimi i teatrit shqiptar duhej të përfundonte në maj të këtij viti. Afati u shty dhe si afat i ri u caktua – tetori. Por nuk është arritur as ky afat, ndërsa mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit ka premtuar një afat të ri, deri në Vitin e Ri.

