Një sërë lëshimesh në shpërndarjen e barnave, pagesën e kompensimit të pushimit të lehonisë gjatë kohës që të siguruarit merrnin pagë, shërbime të pamjaftueshme shëndetësore për diagnostikimin e COVID-19 në kurriz të Fondit. Këto janë vetëm një pjesë e parregullsive të konstatuara nga auditorët shtetërorë dhe janë të shënuara në raportin e publikuar sot nga Enti shtetëror për revizion. Të paktën 19.9 milionë euro janë shpenzuar nga qytetarët për teste private PCR në 3 vitet e fundit, zbulon Kontrolli i Shtetit në raportin përfundimtar të auditimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin e kaluar. Gjithashtu, gjatë pagesës së kompensimit të pushimit të lehonisë nuk u vendosën kontrolle, për këtë arsye paguheshin përfitime edhe kur i siguruari fitonte pagë për orët efektive të punës.
“Me inspektimin dhe analizimin e bazës elektronike të të dhënave të Fondit kemi konstatuar se në disa nga faturat ka më shumë receta me të njëjtin numër dhe gjatë vitit 2021 janë faturuar dy herë 21.047 receta në vlerë të përgjithshme prej 2.224 mijë denarë”, thuhet në raport.
Auditorët gjetën dobësi në kontrollet gjatë përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave. Ata shprehën mendim me rezerva lidhur me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe përputhshmërinë e transaksioneve financiare. Sipas auditorëve dobësi kryesore përmendet fakti se lista e barnave që bien nën barrën e fondit nuk është përditësuar, si dhe fakti se në vitin 2021 është realizuar një volum shërbimesh dukshëm më i ulët se kompensimi i rënë dakord pasi 106 nga gjithsej 116 institucione shëndetësore publike janë të paqëndrueshme.
“Në revizionin e kryer, auditorët kanë konstatuar dobësi në kontrollet gjatë përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave, mosrespektim të afateve gjatë kryerjes së kontrolleve dhe shqiptimin e gjobave kontraktuale. Për shkak të kontrolleve të pa vendosura janë paguar përfitimet për pushimet mjekësore edhe kur i siguruari ka marrë pagë, si dhe dobësi në përcaktimin dhe kontrollin e realizimit të një kompensimi të kushtëzuar të IShP-së”, thuhet në raport.
Rekomandimet kryesore të revizioni për FSSh-në janë se është e nevojshme vendosja e një sistemi të planifikimit, monitorimit dhe kontrollit të shërbimeve shëndetësore të kryera dhe recetave të lëshuara, si dhe kontrolli i rimbursimit të kushtëzuar për spitalet dhe klinikat.