Gjatë 2016-së VMRO DPMNE-ja përmes donacioneve ka mbledhur thuajse 1.9 milion euro. Sipas të dhënave të cilat partitë i kanë dorëzuar në Revizorin Shtetëror, donacione për këtë parti kanë dhënë 5.880 persona dhe disa kompani. Në mesin e donatorëve është edhe lideri i partisë. Gruevski i cili ka dhuruar 30 mijë denarë. Në listë është edhe drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, por dhe ish ministrja Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski. Ndërsa për LSDM-në kanë dhuruar gjithsej 698 persona. BDI ka mbledhur pak më shumë se 220 mijë euro, ndërsa në listën e donatorëve është edhe Ali Ahmeti. Përveç aktivistëve të BDI-së, kanë dhuruar edhe ndërmarrje publike, ku kjo parti ka drejtorë. Për partinë Besa kanë dhuruar 110 qytetarë, ndërsa më shumë para ka dhënë kreu i kësaj partie Bilall Kasami. PSP-ja e heton financimin e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Prokuroria e rregullt heton se si është financuar LSDM-ja.
Data 25.03.2026
Aktuale
- LSDM dhe BDI kritika qeverisë për çmimet dhe krizën, opozita kërkon masa për mbrojtjen e qytetarëve
- BOTA NË FOKUS | Lufta ndaj Iranit dhe sekretet bërthamore të Izraelit
- Ponari: Gëzuar Ditëlindjen President Ilir Meta, Për mua do të mbetesh gjithmonë Komandanti!
- Ndalohen gjashtë persona në Kumanovë për organizim të përleshjeve me qen
- Arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë në Serbi! MPB e Serbisë: Shfaqën simbole të “Shqipërisë së Madhe”
- Mexhiti porosi Konstandinovskit: Nëse të pëlqen politika largohu nga Kushtetuesja!
- Cilat janë kompanitë që fituan tenderin për projektimin në Porto Romano! Filiali i kompanisë holandeze në Shqipëri, probleme me pagimin e taksave, çfarë ndodhi
- Policia shqipton 39 gjoba ndaj transportuesve publikë të udhëtarëve

