Ngjarjet si rasti i Kumanovës vendosin në sprovë shtetet dhe trima. Në këto ngjarje, u dëshmua se Kosova ka trima, por nuk ka edhe shtet. Kështu ka deklaruar ekskluzivisht për TV SHENJA deputeti i vetëvendosjes Rexhep Selimi, pas përfundimit të akademisë përkujtimore që u mbajt në Prishtinë e që u organizua nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Gjakovë, në bashkëpunim me Familjarët e të vrarëve në Kumanovë.
“Por ne dëshmuam që kemi trima dhe nuk kemi shtet. Këta njerëz që u vranë para një viti në Kumanovë, kishin ideal të cilin shteti i Kosovës nuk e paskan dhe e dëshmuan se nuk e kanë. Andaj shtetet dhe administratat shkojnë e vijnë, kurse luftëtarët, dëshmorët e atdheut mbeten këtu”, ka thënë ndër të tjera deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi.
Ai nënvizoi se do të vazhdojmë t’i përkujtojmë të gjithë ata që ju rreh damari për atdheun e vetë. Në këtë akademi nuk morën pjesë përfaqësuesit e pushtetit të Kosovës. (Mefail Ismaili /SHENJA, 10 Maj)