Nga ora 05:55 e mëngjesit të sotëm, rruga rajonale Rosoman-Prilep, afër lokalitetit “Trite Lenti” është e mbyllur për qarkullim, për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Siç shkruajnë qytetarët në rrjetet sociale, për shkak të vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut, qarkullimi është tërësisht i ndërprerë.
Nga regjistrimet e publikuara në profile private, në rrugë vërehen rrëshqitje dherash, por edhe sasi të mëdha uji që bartin gurë.
Nuk ka informacione se kur rruga do të rikthehet në gjendjen fillestare dhe qarkullimi do të normalizohet.