Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Mësohet se aksi Albano-Romina është më i prekuri nga këto reshje.
Gjithashtu edhe trotuaret janë bërë të pakalueshme për shkak të prezencës së madhe të ujit.
Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizime janë angazhuar në terren dhe po ndërmarrin masa për normalizimin e situatës dhe pastrimin e rrugëve të bllokuara.