Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë përgjatë orëve të fundit disa rrugë të Sarajit dhe lagjeve të tjera të Qytetit të Shkupit i kanë shndërruar në lumenj, duke vështirësuar qarkullimi e makinave por edhe lëvizjen e këmbësorëve.
Përmes fotove që kanë arritur në redaksinë tonë mund të shihni se si është mbledhur uji në këto rrugë, ndërsa qytetarët përmes rrjeteve sociale kanë reaguar me ironi, duk kritikuar ashpër autoritetet komunale për pasivitetin e tyre.
Ngjashëm raportohet të ketë qenë edhe në lagjen e Shuto Orizares ku më alarmante paraqitet situate me nxënësit e Shkollës Fillore 26 korriku. Ata pas orarit të shkollës kanë qenë të detyruar të lëvizin nëpër rrugë të vërshuar nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.

