Sot pasdite Shkupi është goditur nga reshjet e rrëmbyeshme të shoqëruara me erëra të forta, bubullima dhe breshër, shkruan Portalb.mk.
Ndryshe, nga DHPM kanë paralajmëruar se deri të premten do të mbajë mot i paqëndrueshëm.
Temperaturat maksimale deri të hënën do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33 gradë.
Ndryshe, një pjesë e rajoneve të Maqedonisë një javë më parë u goditën nga reshjet e mëdha të shiut, si pasojë e të cilave ka pasur dëme materiale, banorë të evakuuar, pemë të rrëzuara, mungesë të energjisë elektrike dhe ngjashëm. Tetova me rrethinë është goditur nga shiu, i cili shkaktoi vërshime të shtëpive, bodrumeve dhe garazheve, si dhe derdhje të ujërave të zeza nga disa puseta.