Moti sot do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje shiu të herëpashershme të cilat do të jenë më të dendura në disa vende përcjell Alsat. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga verilindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 7 deri në 13, ndërsa maksimalja nga 9 deri në 15 gradë Celsius.
– Advertisements –
Në Shkup, mot me vranësira dhe me reshje shiu të herëpashershëm në drejtim të dobët verilindor. Temperatura minimale do të jetë 11 ndërsa maksimalja do të arrijë 13 gradë Celsius.
Nën ndikimin e masës së lagësht ajrore në ditët në vijim moti do të jetë i vrenjtur dhe i ftohtë me shi. Reshjet e shiut herë pas here do të jenë më të dendura, në vende me karakter të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruara me erëra të forta.