EJUP BERISHA
Republika e Maqedonisë do të përtrihet në Republika e re e Maqedonisë Republika e Maqedonisë me gjitha gjasat do të riemerohet deri në mesin e vitit 2018.Ku edhe pritet që vendi të merr emër të ri e ndoshta edhe ftesë për anëtarësim në NATO. Sipas njohurive që i ka opinioni në vend Republikës së Maqedonisë tanimë i është propozuar jozyrtarisht emër Republika e epërme e Maqedonisë që është mirpritur nga elita politike Maqedonase por që nuk është pritur mirë nga elita politike greke.Maqedonisë me gjitha gjasat do ti propozohet emër tjetër i ri si psh Republika e re e Maqedonisë.Kur jemi te ky emërtim unë kam informacione nga një diplomat i Bosnjë dhe Hercrgovinës që ka qenë në shërbim diplomatik në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrrës në fillim të viteve të 90 të shekullit të kaluar, sipas fjalëve të të cilit pala biseduese maqedonase në këmbim të pranimit të Maqedonisw në OKB me palën greke është pajtuar se do ta ndryshoj emrin dhe atë nga Republika e Maqedonisë në Republika e re e Maqedonisë por sipas Diplomatit boshnjak pala maqedonase ka kërkuar kohë dhe mirkuptim nga pala greke për ta promovuar propozimin në opinionin e brendshëm me arsyetimin se bëhet fjalë për qështje shumë të ndjeshme të brendshme që i prek ndjenjat kombëtare maqedonase Pra do ta citoj bashkbiseduesin tim Diplomatin boshnjak të cilit për shkaqe objektive nuk do tia përmend emrin e as mbiemrin.Citat i Diplomatit Boshnjak pjesë e grupit punues në bisedimet Maqedono-Greke në kuadër të Organizarës së përgjithshme botërore për pranimin e Maqedonisë në OKB.”Pala maqedonase në bisedimet dypalëshe të vëzhguara nga përfaqsues të OKB-ve është zotuar se do të pranoj emër të ri të shtetit dhe atë Republika e re e Maqedonisë por e ka lutur palën greke që të jetë më e durueshme dhe më e kuptueshme se këtë pala maqedonase nuk mund ta bëjë menjëherë pasiqë i duhet kohë që të përgatitet opinioni i brendëshëm në Maqedoni që ta pranoj propozimin e ri Republika e re e Maqedonisë sepse sipas palës maqedonase bëhet fjalë për qështje shumë të ndjeshme kombëtare. Dhe pas kësaj me gjitha gjasat pas zgjidhjes së kontestit disa vjeqar me emrin vendi ynë do të marrë ftesë për anëtarsim në NATO përfaqsues të të cilës kanë thënë se kontesti i emrit është pengesë që Maqedonia të bëhet pjesë e Aleancës ushtarake Veri-Atlantike.