Ekipi i televizionit Shenja ka vizituar sot fshatin Gjermë, ku buron edhe shkaku kryesor i vërshineve që për vite me radhë shkaktojnë dëme të mëdha në këtë fshat dhe në fshatin Poroj. Banorët e Gjermës thonë së ata çdo natë e kalojnë me ankth nga rrëshqitjet e tokës, ndërsa kamera jonë ka regjistruar pamje trishtuese nga lumi që merr me vete gjithçka, gurë, drunj dhe tokën e këtij fshati.
________________________________________________________
Arben Zeqiri
“Të gjithë e njohin si lumi i fshatit Poroj duke patur parasyshë pjesën e fundit të rrjedhës së këtij lumi, I cili për vite me radhë shkakton pasoja të mëdha dhe vërshime sin ë Gjermë, ashtu dhe në fshatin Poroj. Por në fakt ky është pikërisht burimi I gjithë problemtit dhe vërshimeve që për vite shqetësojnë banorët e dy fshatrave, njëri në krye të Malit Sharr ndërsa tjeri në hyrje të qytetit. Këtu siç mund të shihni, gurrëz të mëdhenj, dru dhe mbetje të tera në çdo fatkeqësi ose vërshim barten nga fshati Gjermë drejt fshatit Poroj duke vërshuar shtëpi dhe tokat pjellore”
Banorët thonë se ky problem është i kahmotshëm, ndërsa kohëve të fundit bëhet gjithnjë e më serioz. Tanimë është prishur edhe shtrati i lumit, ndërsa pas çdo reshje të shiut, vërshimet shkaktojnë dëme të mëdha. Tokat bujqësore tanimë nuk mund të punohet pasi lidhja me ta është shkëputur si pasojë e shkatërrimit të urrës dhe rrugëve që lidhin fshatin me arat. Zgjidhja, sipas kreut të bashkësisë lokale dhe banorëve nuk është tek intervenimi që po bëhet në shtratin e lumit në fshatin Poroj, por thonë se duhet të ndërtohen digat këtu ku dhe fillojnë vërshimet dhe rrëshqitjet e tokës.
“Para 40 vjetve n aka humbur një fëmijë, e ka marrë lumi, disa kafshë ka marrë. Kjo lagje ka pasur mbi 30-40 shtëpi, ndërsa kanë ngelur 15 shtëpi, duke ikur. Këta që kanë ngelur janë më të varfër. Kemi tokat, tani duhet ti punojmë por s’mund të kalojmë. Duhet disa penda, sepse ne më poshte kemi penda, TITO e ka mbaruar, ajo është mirë. Por kohëve të fundit u ndërtuar tre diga, por ishin të dobëta dhe I mori uji. Këtu duhet një investim i fortë”, tha Ruhan Adili, kryetar i B.L Gjermë.
“Këtu kanë qenë edhe ata të Qeverisë së parë, unë atëherë ju apelova të ndërtojnë një mur si mbrojtje ose të gjindet një zgjidhje dhe të vijnë ekspertë të cilët mund ta kryejnë këtë obligim, sepse ky fshat vërtetë është në rrezik nga ujrat nëntokësor dhe nga lumi që dëmton edhe Porojin, lumi I Gjermës”, deklaroi një banor.
“Inzhinjeri zvicerian ka ardhur pas luftës së Kosovës këtu. Fillimisht më 1968 kishte kryer matje këtu dhe pas luftës së Kosovës erdhi përsëri dhe tha se ky vendi nga Xhamia e deri të lumi ka rënë 37 metër thellësi, ka rrëshqitur dhe është shembur komplet fshati. Më 1971 lumi e mori një djalë 17 vjeçar dhe 18 lop, këto i mori për një ditë, ndërsa edhe më shpesh kanë marr bagëto dhe gjëra të tjera”, tha një banor tjetër.
Banorët thonë se për këtë problem kanë alarmuar shumë herë, por institucionet janë treguar të shurdhëra për këtë situatë. Ata akuzojnë pushtetin qendror dhe lokal se vijnë për t’u fotografuar dhe nuk zgjidhin problemin një herë e përgjithmonë.
“Ndihma kemi kërkuar plot, ndërsa vitet e fundit edhe jemi ftohur. Më herët çdo vit kemi kërkuar ndihma, por Qeveria s’ka ndërmarë asgjë. Qeveria kanë heqë hajna, kanë vjedhur për veti dhe tani çdo natë tregojnë e ju dalin në sheh”, deklaroi një banor tjetër.
“Kanë ardhur shumë njerëz, kanë shiqur dhe kanë shkuar por zgjidhje nuk ka ende”, tha Ruhan Adili.
Fshati Gjermë edhe gjatë viteve të kaluara ka pësuar dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz nga këto vërshime të cilët fillojnë këtu, ndërsa pasojat përfundojnë në Poroj dhe Trebosh, ashtu edhe siç ndodhi dy ditë më parë.
Reportazh nga Gjerma, burimi i Vërshimeve by tvshenjaofficial