Në kuartalin e parë të vitit 2022, “Replek AD” ka realizuar rritjen e të hyrave nga shitja për 5.7 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Rezultatet e arritura bindshëm janë rritja më e madhe e të hyrave nga shitja, të kompanisë, në kuartalin e parë, qysh nga fillimi i ekzistencës së saj. Në tregun e brendshëm, të ardhurat nga shitja janë rritur për mbi 15 %. Kompania ka shënuar një rritje të dukshme prej 3.7 % edhe në tregjet e huaja edhe atë në kushte të krizës shëndetësore dhe ushtarake.
Sipas projeksioneve, kompania ka targetuar një rritje të hyrash prej shitjes për mbi 20 % deri në fundin e vitit.
Rezultati solid që kompania e ka realizuar nga shitja në kuartalin e parë të këtij viti, përvec tjerash është rezultat i strategjisë së re eksportuese me cka u përforcuan edhe pozicionet eksportuese. Përskaj kësaj, “Replek AD” i ka forcuar edhe pozicionet e saja në treg përmes diverzifikimit të fuqishëm të eksportit. Në atë drejtim, kompania për herë të parë e siguroi eksportin e prodhimeve nga portofolia e saj që dukshëm e ka ulur rrezikun. Si rezultat i strategjisë së re eksportuese, kompania po e vazhdon sundimin e tregjeve të reja në Bashkimin Evropian, Afrikë dhe në Azi.
“ Rezultatet nga kuartali i parë janë vërtetim i vërtetë i vendimit tonë për zgjerimin e portofolios së produkteve dhe investimeve në cilësinë e plasmaneve në tregje. Ky vendim ka sjell sukses konkret në të gjitha tregjet ku jemi prezent. Kemi një plan të fuqishëm dhe zhvillimor biznesor të cilin do ta realizojmë me një tempo edhe më të fuqishme, ndërsa suksesin që e arritëm në kuartalin e parë është një lajm i shkëlqyeshëm për ne, por edhe për të punësuarit dhe aksionarët tanë. Zhvillimi dhe suksesi i kompanisë tonë është i mundur vetëm me hapa të përbashkët dhe energji e cila do t`i shpejtoje këto procese. Kjo do të sjell benificione për të gjithë, ndërsa më së shumti për konsumatorët tanë. Presim që përmes investimeve dhe inovacioneve të sjellim vlerë të re të shtuar të “Replek AD”, që do të reflektonte modernizim, fleksibilitet dhe prodhime të reja me cka në mënyrë ploësuese do t`i përforcojmë pozicionet tona në treg”, theksoi Dushan Pecovski, kryetar i Bordit Udhëheqës të “Replek AD”.
“Replek AD” ka nisur një cikël të ri zhvillimor në kompani, ndërsa pjesë e këtij procesi qëllimi i të cilës është avancimi i të gjitha aktiviteteve të saja është edhe rritja e kapaciteteve. Në atë drejtim, kompania e ka përfunduar procesin e investimeve në impiantin e ri, i cili shumë shpejtë do të vihet në funksion.
Si kompani eksportuese, “Replek AD” ngel e fokusuar në përforcimin e saj në tregjet e BE-së. Përskaj kësaj, kompania në mënyrë aktive është duke punuar edhe në zgjerimin e bashkëpunimit me vendet anëtare të Asociacionit të Popujve Aziatik (ASEAN), dhe po punon edhe në pozicionimin më të mirë në tregjet vendore dhe regjionale.
“Replek AD” është kompani e orientuar në eksport e cila në tregjet ndërkombëtare plason 75 % të prodhimit të saj, ndërsa 25 % e prodhimeve plasohen në tregun vendor. Prodhimet e kompanisë janë prezent në më shumë se 25 tregje në tërë botën. Midis tyre, përskaj atyre të vendeve të Bashkimit Evropian, më të mëdha janë edhe tregjet në Rusi, Azerbejxhan, Kazakistan, Moldavi, Gruzi, Vietnam, etj.
“Replek AD” ka të punësuar rreth 500 persona, ndërsa kompania është edhe themeluese e “Replek FARM” e cila nga viti 2011 e posedon GMP ceritifikatën e BE-së për praktika të mira prodhuese në industrinë farmaceutike. Ky certifikat garanton cilësi dhe është vërtetim se barnat e kompanisë janë në pajtim të plotë me standardet më të larta botërore në këtë industri.
Data 02.09.2026
Aktuale
- Shpërthim në stacionin qendror të Augsburgut në Gjermani, dy të lënduar lehtë
- Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”
- Tensionet dje para Kryeministrisë, 14 protestues të arrestuar
- 78 nxënës shqiptarë në 3 paralele, ndërsa 38 maqedonas në po aq paralele – kërkohet hapja e një paraleleje të katërt
- Mot i nxehtë në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 37 gradë
- Hijenat dhe hijet
- Të gjithë dasmorët sytë tek dyshja, Kida dhe Ajbi bëjnë vallëzimin e parë si burrë e grua – ka një detaj që mori vëmendjen
- Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen dy familje



