Interesi për të investuar në ndërtimin e apartamenteve të reja ka rënë. Komunat kanë dhanë miratime për ndërtimin e 342 apartamenteve të reja në mars 2018 me një sipërfaqe të përgjithshme prej 27,398 metra katrorë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i apartamenteve të parashikuara për ndërtim u ul me 63.2%, ndërsa madhësia me metra katrorë u ulën me 63.9%. Subjektet afariste kanë filluar procedurën për ndërtimin e 239 apartamenteve, ndërsa pjesa tjetër e banesave që duhet ndërtuar, investitorë janë personat fizikë, përcjell FLAKA.
Investimi në këtë lloj të pasurive të paluajtshme mbetet edhe më tej e përqendruar në rajonin e Shkupit, komunat e cilit kanë lëshuar miratime për ndërtimin e 268 apartamenteve të reja në mars 2018. Përveç kësaj, Komuna Qendrë me 74 banesa ndërtimi të parapara ka çuar është e para në Maqedoni. Në aspektin e madhësive të apartamenteve, interesi më i madh në mesin e ndërtuesve ekziston për ndërtimin e apartamenteve me tre dhoma (113 m2) dhe dy dhoma (89 m2).
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në mars 2018 janë lëshuar 211 leje ndërtimi, që është 45.1% më pak se muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Vlera e pritshme e objekteve është 1.678.288 mijë denarë, e cila është 76% më pak se në periudhën njëjtë të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 119 (56.4%) janë për ndërtesa, 35 (16.6%) janë për objekte të ulta dhe 57 (27%) për objekte për rikonstruim. FLAKA