Ministrja e ardhshme e Arsimit Renata Deskovska ka paralajmëruar se këtë vit nuk do të mbahet testimi ekstern.
Ajo thekson se pas votimit të Qeverisë, që nesër në mbledhjen e parë në rend dite do të jetë pika për heqjen e testimit ekstern.
Deskovska deklaroi se përveç testimit ekstern do të bëhet përpjekje që nesër Kuvendi të diskutojë edhe për Kodin Zgjedhor, gjegjësisht zgjidhjen e bllokimit të institucioneve lokale dhe mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal./Almakos