Patriotizmi në shekullin 21 është përkushtim i sigurimit të së ardhmes të sigurt për Republikën e Maqedonisë dhe për rrugën e saj në integrimet euroatlantike, të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s dhe t’i fillojë negociatat me BE-në.
Porosinë e tillë e dërgoi nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Frosina Tashevska-Remenski prejse sot dorëzoi kurorë me lule të freskëta në përmendoren e Goce Dellçevit me rastin e shënimit të 23 Tetorit – Ditës së luftës revolucionare të Maqedonisë. Ajo potencoi se rruga drejt BE-së dhe NATO-s është e shtruar me vendime të cilat duhet të sillen me konsensuz në interes të interesave kombëtare të RM-së, dhe për atë pajtimi duhet të na bashkojë të gjithëve rreth interesave të RM-së, ndërsa jo rreth interesave të partive politike.
Ajo shtoi se personalisht nuk ka me kë të pajtohet sepse nuk është në marrëdhënie të këqia me askënd, por potencoi se politikisht ajo që e reflekton Kuvendit si ambient dhe si atmosferë për punë duhet të sigurojë rehati mes qytetarëve.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me mandatin e deputetëve të Nikolla Gruevskit pas gjykimit për rastin “Tank” , ajo tha se një është çështja për marrjen e imunitetit, ndërsa tjetër është çështja për ndërprerje të mandatit i cili është konfirmuar me ligj.