Është mirë që opozita u kthye në Parlament dhe i përkrahu ligjet reformatore me dy të tretat e shumicës. Maqedonia po ecë para. Vetëm me konstruktivitet, inkluzivitet dhe qasje të sinqertë e të gjitha subjekteve politike mund që të përparojmë si shtet modern evropian, deklaroi sot nënkryetarja e Parlamentit, Frosina Remenski, transmeton Almakos.
“Besojmë dhe jemi të bindur se zgjidhjet e reja ligjore do të sigurojnë qytetarët pa mundësinë e keqpërdorimit të privatësisë së tyre. LSDM-ja tregoi se është një parti e përgjegjshme e cila punon për interesin e qytetarëve dhe për të mirën e Republikës së Maqedonisë”, theksoi Remenski./Almakos/