Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Dumlupinar nga qyteti Kytahja i Republikës së Turqisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe Rektori i Universitetit Dumlupinar, Prof. Dr. Kazim Uysal.
Me këtë marrëveshje, po ashtu, palët bien dakord që të shkëmbejnë informata relevante me interes të ndërsjellë, të ftojnë njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në trajnime profesionale, seminare, konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe aktivitete të tjera, që lidhen me forcimin e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve të dyja institucioneve. Po ashtu, të kontribuojnë në zhvillimin e programeve të përshtatshme me nevojat e përdoruesve të shërbimeve të institucioneve, të ndihmojnë reciprokisht me këshilla profesionale dhe të ndajnë përvojat ekzistuese dhe të reja të rëndësishme për fushën e tyre të veprimtarisë dhe grupeve përkatëse.