Alsat 2019-08-16T15:52:36+02:00
Vilma Ruskoska e dëgjoi edhe prokurorin special Burim Rustemi për rastin “Reket”.Ai ka treguar gjithçka për atë që është pyetur si dëshmitar. Prokuroria e Krimit të Organizuar është interesuar për hetimin e Rustemit për Poshtenska Banka- një rast që lidhet me rastin Reket.
I dhashë të gjitha informacionet që u nevojiteshin, e thashë të vërtetën dhe vlerësoj se dëshmia ime do të kontribuoj për zhvillimin e hetimit në pjesën e ngjarjeve lidhur me lëndën “Poshtenska Banka”. Këtë mund ta them lidhur me të dhënat rreth kësaj, për këtë shkak jam këtu, në Prokurorinë e krimit të organizuar”-tha Burim Rustemi nga PSP.
Dhe përderisa Ruskoska grumbullon dëshmitë e prokurorëve të PSP-së për rastin “Reket”, situata në Speciale është qetësuar pas kaosit të djeshëm dhe bastisjes së prokurorëve në hyrje dhe dalje të godinës, me urdhër të Katica Janevës, që sot e mohoi shërbimi i komunikimeve. Kundër kësaj doli prokurorja Fatime Fetai. Ajo shprehet se të hënën ka pasur kolegjium në PSP ndërsa Janeva prokurorëve u është kërcënuar se nëse nuk e mbrojnë, do t’i tërheq të gjithë së bashku me të. Prokurori Rustemi ishte i përmbajtur për takimin me Janevën.
Mund të them që nuk ndjeva ndikimin serioz për deklaratën time që bëra sot. Përndryshe do të raportoja nëse dikush do të ndikonte në atë çfarë duhet të them sot ”-pohoi Burim Rustemi nga PSP.
Dje në PSP arriti një ftesë që Janeva të paraqitet tek Ruskoska. Të martën, Janeva do të tregojë gjithçka që di për rastin Reket.Para saj tashmë deklarata kanë dhënë kolegët Elizabeta Josifovska dhe Lile Stefanova si dhe Burim Rustemi. Deri më tani në rastin “Reket” dyshohen vetëm Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Ata zhvatën një milion euro nga Orce Kamçev dhe premtuan se do të ndikojnë në PSP dhe ta ndalojnë hetimin për pastrim të parave kundër tij.
Bojan Stojanovski
Loading…



