Alsat 2019-09-02T14:57:26+02:00
Ka vazhduar dhënia e dëshmive para Prokurorisë për Krim të Organizuar për rastin ‘’Reket’’. Prezantuesja Lila Filipovska e cila u përfol se ditën kur u arrestua Boki 13 ishte me të në veturë në vendkalimin kufitar Bogorodic, pas dhënies së dëshmisë nuk pranoi të flas lidhur me atë se për çfarë është pyetur dhe se a ka qenë me Bojan Jovanovskin ditën e ndalimit nga policia.
Po ashtu gjatë ditës së sotme për herë të dytë ka dëshmuar biznesmeni Siljan Micevski. Ai para se të hyjë në prokuroi para gazetarëve tha se do t’i kërkoj të gjitha paratë që i ka dhënë organizatës “Lidhja Ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit
Patjetër që do ti kërkoj. Jo pensionistes nuk i kemi dhënë asgjë. I kemi dhënë “Lidhjes Ndërkombëtare – deklaroi Siljan Micevski, afarist.
Pensionistja e përfolur në rastin “Reket’’ Liljana Todorovska dëshminë para Ruskovskës e ka dhënë më 19 gusht, duke theksuar se shumën prej 720 mijë eurove e ka tërhequr nga llogaria bankare ndërsa i’a ka dhënë personave nga “Lidhja Ndërkombëtare”.
Për rastin ‘’Reket’’ Prokuroria për Krim të Organizuar në cilësinë e të dyshuarve në paraburgim ka dërguar Prokuroren speciale Katica Janeva, Bojan Jovanovskin dhe Zoran Milevskin. Për këto dy të fundit është publikuar një video-incizim nga gazetari italian se si marrin 1.5 milionë euro nga biznesmeni, Orce Kamcev i akuzuar në rastin Perandoria.
Alsat
Loading…


