Ish ambasadori i Maqedonisë në Bruksel Blerim Reka, pas marrjes së raportit pozitiv të Maqedonisë dhe Shqipërisë nga ana e Komisionit Evropian thotë se Bashkimi Evropian duhet që në paketë në vendet e Ballkanit Perendimor për të parandaluar ndikimin rus.
“Gjithsesi jo njëherë por tash e dhjetë vite jam ithtar i idesë që Bashkimi Evropian duhet ti antarësojë në gjirin e vet gjashtë shtetet e ballkanit perëndimor me një qasje të integrimit në paketë të të gjitha shteteve si parandalues i ndikimit rus por edhe ndikimeve tjera lindore në ballkanin perëndimor , ju po e shihni se në këtë situatë kur Bashkimi Evropian për pesëmbëdhjetë vite krijoi një status quo të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor ku më fjalë të tjerë është krijuar një ngecje një vonesë por most ë them një bllokadë e antarësimit të këtyre shteteve , kjo ishte indirekt ftesë e hapur për lojtarë të tjerë jashta komunitetit euroatlantik parasëgjithash për Rusinë që të vijë në këtë vakum hapsirë që ne thëmi vakum hapsirë pa zot shpie sepse nëse nuk je në orbitën euroatlantike atëherë alternative tjetër dihet është ajo orbita lindore dhe këtë Rusia po e shfrytëzon jo vetëm deklarativisht me deklarata e kumtesa të ministrisë jashtme por siç po e shihni edhe me disa aktivitete direkte në Ballkan. Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian sipas Blerim Rekës, është një vendim strategjik sepse në të kundërtën rritja e ndikimit rus mund të ketë pasoja të paparashikueshme.
“Unë besoj se është koha e fundit që Bashkimi Evropian jo vetëm si komision evropian me këto raporte por Bashkimi Evropian edhe si këshill evropian nga 27 shtete evropiane duhet të merr një vendim strategjik që të fillojë negociatat antarësuese me ato shtete që janë të përgaditura po edhe ti debllokoj dy shtetet e fundit Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën në rrugën e tyre integruese , në të kundërtën mbajtja e Ballkanit edhe për një dekadë e më tepër jashta integrimeve euroatlantike mund të sjellë skenare të paparashikueshme për sigurinë jo vetëm rajonale por edhe për arkitekturën e sigurisë evropiane në përgjithësi”.
Përndryshe, në raportin e progresit ndër të tjera theksohet se qeveria e re e orientuar nga reformat është angazhuar në adresimin e shtetit të kapur. Sa iu përket marrëdhënieve ndëretnike edhe pse janë të ndjeshme raporti thekson se situata ka qenë përgjithësisht e qetë./ TV KOHA /