Maqedonia e Veriut ka regjistruar rekord viktimash ditore si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Vendi gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 50 viktima, ku 19 viktima janë regjistruar vetëm në Shkup.
– Advertisment –
Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.174 teste të kryera janë regjistruar 1320 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë, transmeton Alsat.