Regjistrohen 21 raste të reja me koronavirus dhe 1 humbje jete

Regjistrohen 21 raste të reja me koronavirus dhe 1 humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4 370 teste të kryera janë regjistruar 21 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 6 vetëm në Kërçovë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 7 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 1 pacient. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.528 raste, prej të cilëve 149.619 janë shëruar, kurse 5.471 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 438 raste aktive me virusin korona.

– Advertisements –