Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.777 teste të kryera janë regjistruar 33 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 13 vetëm në Shkup.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 92 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 11 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.246 raste, prej të cilëve 147.473 janë shëruar, kurse 5.398 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.375 raste aktive me virusin korona.