Po të doja të rrisja djalin tim në ambiente jo shqiptare unë do kisha zgjedh Amerikën, ku i kam pasur dhe i kam mundësitë sot e kësaj dite, Gjermaninë ku burri punonte asistent në Manheim për dy vjet, e me radhë, por unë zgjodha Çairin e shqiptarëve dhe respektit
Gjyla Çeliku
Në jetosh në Çair… N’Çair u ndjeva si në shtëpinë time. U ambientova me rrethin dhe shoqërinë. Kur vendosëm të jetojmë në Shkup, “klasa intelektuale” na orientonte në Karposh ose Aerodrom, sepse këtu na jetokan “katundarët”. E para është edhe unë vetë jam katundare dhe e dyta të gjithë jemi njerëz, e treta kohën e fundit më shumë më rrihet me katundarë dhe qytetarë, se sa me disa “intelektualë”. Po të doja të rrisja djalin tim në ambiente jo shqiptare unë do kisha zgjedh Amerikën, ku i kam pasur dhe i kam mundësitë sot e kësaj dite, Gjermaninë ku burri punonte asistent në Manheim për dy vjet, e me radhë, por unë zgjodha Çairin e shqiptarëve dhe respektit. Respekti këtu është traditë dhe do vazhdojë. Për sa kohë jam këtu s’ka pasur vrasje dhe trazira. Koha e fundit është shqetësuese, për ne si qytetarë, prindër dhe edukatorë. Vrasjet me dhimbje qofshin të fundit në Çair! Le të mbretërojë respekti që unë e fitova dhe tradita e atdhedashurisë e humanitetit. S’dua n’Çair të derdhet gjaku i rinisë, por respekti dhe ndjenja e dashurisë për njëri tjetrin!/Gazeta Lajm