29 May
Gjykatë Penale për herë të dytë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për ngrirjen e pasurisë së VMRO-DPMNE-së.
Gjykata e ka refuzuar kërkesën me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshëm, se prona e partisë së VMRO-DPMNE-së është ndërtuar nëpërmjet veprave penale.
Goran Boshevski, Lenka Davitkova dhe Verka Petkovska janë gjykatësit që për here të dytë kanë refuzuar kërkesën e PSP-së.
Gjyqtari i lëndës së më hershme ka refuzuar kërkesën duke thënë se PSP-ja nuk ka dorëzuar një transkript të përgjimeve të cilat tregojnë se krimi dhe se prona e partisë ka qenë të fituar në mënyrë kriminale.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është i dyshuari i parë në rastin e ri të cilën e ka hapur PSP nën emrin “Talir” e që ka të bëj me financimin e paligjshëm të partisë, shpëlarje parash, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve.

