Numri i migratëve që transitojnë në Maqedoni ka tendenca ulje. Në mars të 2017-tës numri i personave që kanë qënduar në qendrat tranzitore ka qenë 49 në pjesën veriore ndërsa 14 në pjesën jugore. Në fillim të tetorit të 2017-të, 5 persona kanë qëndruar në qendrën në Gjevgjeli, ndërsa 23 të tjerë në Tabanoc. Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në konferencën e organizuar nga Shoqata Legis, theksuan se Maqedonia në kohën e krizës me refugjatët nuk ishte shumë e përgaditur duke mos pasur kushte elementare për mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e të refugjatëve.
“Në atë kohë Maqedonia u përball me mungesë të kapaciteteve dhe resurseve dhe kjo solli mbështetje të madhe nga bashkësia ndërkombëtare e veçanërisht Kombet e bashkuara ku me ndihmën e tyre u siguruan edhe kontejnerë për qëndrim dhe agregate për rrymë elektrike pra u mundësuan kushte normale për mbikëqyrje të këtyre personave – tha Dushan Tomshiq- këshilltar kabineti në ministrinë për punë dhe politikë sociale.
“Fokusi i analizës është e gjitha popullata migruese. Ekipi i Legis ishte i pranishëm çdo ditë në kampet në Tabanoc dhe Gjevgjeli por edhe në kancelarinë në rajonin e Llojanit ku janë marrë të dhëna direkte për të drejtat që duhet të kenë ky grup i njerëzve dhe si dhe pasojat me të cilat përballen – deklaroi Mersiha Smailovikj, Shoqata Legis.