Ndryshimi i Prokurorit të deritanishëm Publik Marko Zvërlevski, sipas ekspertëve i hap rrugë vazhdimit të veprimtarisë së Prokurorisë Speciale edhe pas skadimit të mandatit për ngritjen e aktakuzave. Sipas profesorit Svetomir Shkariq, Specialja mund të vazhdojë hetimet kurse paditë të ngrihen nga Prokuroria e Rregullt.
Pas skadimit të afatit Specialja do të vazhdojë të punojë dhe t’i hetojë veprimet kriminel që gjenden në regjistrimet, të formojë dokumentacion, ndërsa më pas gjykata e rregullt, ose në qoftë se zgjatet mandati i Speciales do të vijojnë aktakuza të reja. Me ndryshimin e prokurorit publik shtetëror do të ketë një erë të re, optimizëm të ri dhe të jep nxitje për ata gjykatës të cilët deri më tani kanë heshtur, ndërsa janë të drejtë dhe mund të jenë të drejtë dhe të gjejnë hapësirë. Do të ketë një fazë shumë të mirë- tha profesoi i së drejtës kushtetuese Svetomir Shkariq.
Sa u përket paralajmërimeve për rizgjedhje të gjyqësorit nga ana e pushtetit të ri, akademiku Vllado Kambovski, thotë se problemet nuk do të zgjidhen vetëm me këtë proces.
Ai është një projekt kompleks dhe ju nuk mund të thoni se vetëm me largimin e njerëzve do ta zgjidhni problemin. Do të duhet të ndryshojnë kushtet, mjedisi në të cilin njerëzit veprojnë. Nëse këto kushte nuk ndryshojnë, atëherë institucionet do të sillen në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë deri më tani. E rëndësishme është që shteti t’i tërheqë kthetrat e tij nga shumë sfera në të cilat i ka vendosur, ndërsa partitë të tërhiqen nga mbizotërimi i institucioneve shtetërore- tha akademiku Vlado Kambovski.
Ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli tha se situata me demokracinë dhe sundimin e ligjit paraqet sfidë më të madhe për Maqedoninë.
Tani është koha që Maqedonia të marrë hapa që përsëri ta kthejë besimin në institucionet e veta dhe të tregojë se për opinionin e brendshëm ashtu edhe për atë ndërkombëtar se është e angazhuar për parime liberale demokratike. Në atë rrugë drejt përvetësimit të opinionit të Maqedonisë do të duhet të mbështetet në të gjitha burimet e kapshme- deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA-ve në Shkup.
Për këto dhe për temat e tjera në lidhje me ridefinimin e sistemit juridik të Maqedonisë në Ohër do të debatohet në ditët e ardhshme në kuadër të Shkollës së Ohrit për të drejtën natyrore.
Miki Trajkovski

