Në mediat online ditëve të fundit po bëhet një rikujtim i fjalëve dhe qëndrimeve që ka pasur gjatë këtyre dy viteve të fundit lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për disa zyrtarë të BDI-së. Kryeministri Zaev, më saktë akuzon me emra dhe mbiemra disa prej tyre, si të inkriminuar, ndërsa sot janë bashkëqeverisës. Ndërkohë, i pari i LSDM-së ka premtuar një qeveri reformatore.
Lind pyetja, në këto rrethana a duhet të dëshpërohemi dhe të themi “ gjithçka e mori lumi”?
Apo duhet të jemi optimist se qeveria e re nuk mund të bëjë refoma të mëdha brenda tre ditësh, por se më tutje do të vërehet rikthimi i shtetit të së drejtës?
Analisti Petrit Saraçini, për Almakos.com thotë se kompromiset janë pjesë e politikës, por se kjo nuk do të thotë se duhen mbyllur sytë nëse ndodh të kemi të bëjmë me kriminel. Krimi, thotë Saraçini, ka emër dhe mbiemër, dhe çdokush që është i përfshirë në afera korruptive dhe kriminale duhet të përgjigjet.
“E, që të hiqen të gjitha mëdyshjet se kush dhe për cfarë duhet të përgjigjet, duhet të funksionojë gjyqësia dhe drejtësia. Nëse nuk kemi pastrim të strukturave kriminale nga politika, ne nuk do të ecim asnjë hap përpara”-theksoi analisti, Petrit Saraçini.
Ndërsa, analisti Visar Ademi thotë se dyshimet që i ka PP dhe PPS ndaj disa zyrtarëve të BDI-së, për afera korrupitive e që rrjedhin prej përgjimeve të paligjshme, i ka konfirmuar edhe vet Zoran Zaev. Andaj, sipas Ademit, do të ishte e pasinqertë nga ana e Kryeminstrit aktual, nëse të njejtët do t’i amnistonte ose do t’i mbronte.
“E dyta, lë vend për të menduar, se realisht a kerkon LSDM-ja reforma dhe revolucion në kampin shqiptarë, ose i interesojnë vetëm projektet e saj për pjesën e maqedonasve edhe shqiptarët të vazhdojnë të mbahen peng nga grupe kriminale ose të korruptuara të partisë në pushtet”- tha analisti Visar Ademi.
Ademi shtoi se nuk mund të thotë nëse kjo është apo jo e saktë, por se koha do t’a tregoj më mirë edhe pse shtoi se dita njihet nga mëngjesi, e mëngjesi nuk është aspak i mirë.
Sa u përket reformave, Qeveria e re ka paralajmëruar rikthim të shkëlqimit në arsim, drejtësi, shëndetësi.
Ndryshe,një nga pikat e planit për reforma në arsim ishte edhe heqja e testimit ekstern.
Ky premtim u realizua të enjten, kur edhe u votua në Kuvend, e sot u publikua edhe në gazetën zyrtare.
Arkiv
(Video /Derklaratë e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev)
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1701158346591677/
/Almakos.com
Evi Shkopi