Edhe pse kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski në ditëlindjen e 27 të partisë gjatë fjalimit të tij bëri të ditur se në parti do të ketë reforma të brendshme dhe një qasje të re, kjo nuk u pa edhe në rastin kur disa anëtarë të komitetit qendror të kësaj partie dolën haptas dhe kërkuan reforma, të njëjtit një dit pas u larguan dhe u zëvendësuan me të rinj.
VMRO DPMNE është në fazë të ristrukturimit të brendshëm dhe para freskimit në kuadro. Partia i bën përgatitjet e fundit për mënyrën e re të veprimit në situatën e re të krijuar. Vijojnë konsultimet dhe dialogut brendapartiak – deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO DPMNE-së.
Por a ka demokraci brenda në VMRO DPMNE për një reformë të cilën e paralajmëroi edhe vet Gruevski. Për këtë nuk pajtohet njëri nga nismëtarët për reforma në këtë parti Petar Bogojeski vlerëson se VMRO-ja për momentin nuk është partner as me bashkësinë ndërkombëtare por as me subjektet e brendshme politike.
Neve nuk na nevojiten reforma sipërfaqësore, neve na nevojiten reforma thelbësore, reforma statutare. Ne nuk do të fitojmë asgjë si parti nga ndryshimi i liderit ose ndryshimi i dhjetëra personave në bordin drejtues ose pesëmbëdhjetë personave në bordin qendror, sepse nuk ka garanci se lideri nuk do të gabojë – tha Petar Bogojeski, Shtabi për reforma në VMRO DPMNE, përcjell Alsat.
Aleksandar Mihajlloski vlerëson se me reforma personale vetëm për freskime kadrovike nuk mjafton që partia të dalë nga kjo situatë në të cilën ndodhet.
Nëse kthehet procesi i marrjes së vendimeve nga anëtarësia ky do të jetë kusht motivues që anëtarët në mënyrë masive dhe aktive të kontribuojnë në kthimin e forcës së partisë – u shpreh Aleksandar Mihajlloski, Shtabi për reforma në VMRO DPMNE.
Mihajlloski dhe Bogojeski thonë se për reforma brenda partiake e kanë mbështetjen e shumë anëtarëve por që ende nuk kanë marrë guximin të dalin haptazi.

