04 October
Zyra e eurokomisarit për zgjerim, Johanes Han, me pyetësor të vogël të hollësishëm deri tek institucionet e Maqedonisë, do të verifikojë rrjedhën e reformave. Pas 12 viteve, ose për herë të parë pas vitit 2005, Komisioni Evropian në mënyrë plotësuese dërgon pyetësor të këtillë për qeverinë në Shkup. Sipas zëdhënësit të qeverisë, përgjigjet do të dërgohen deri më 17 tetor.
Ministrat në qeveri janë informuar se është pranuar letër me rekomandime për të vepruar ndaj një pyetësori të vogël edhe atë për çdo ministri veçmas, e që duhet të shërbejë si material informativ për formimin e raportit më të lartë të Komisionit Evropian për avancimin e Maqedonisë në procesin e realizimit të qëllimit, kthimin e rekomandimit për nisjen e bisedimeve me BE-në – tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.
Së fundmi, Komisioni Evropian, ka ndryshuar mënyrën e shpalljes së raporteve për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim. Në vend të raporteve të zakonshme që shpalleshin çdo nëntor, tani janë dy raporte në vit. Në këtë mënyrë, raporti i ardhshëm është në prill të vitit të ardhshëm. Megjithatë, Maqedonia për shkak të këtij pyetësori të vogël, ka mundësi që në takimin e radhës të Këshillit Evropian në dhjetor, të merr vlerësim politik për punën e bërë, që do të regjistrohej në raportin e rregullt. Pyetësor të këtillë këto ditë kanë marrë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor aspirant për anëtarësim në Union.
Goran Temenugov

