Redaksia e Almakos jua uron të gjithë besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit.
Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!
Dita e shenjtë e Kurban Bajramit na kujton ripërtëritjen e ndjenjave të besimit, të devotshmërisë, të thjeshtësisë e të përuljes para të Plotfuqishmit. Kjo festë është simbol i sakrificës dhe na fton të ndajmë të mirat njerëzore e fetare me me ata që gjenden në nevojë.
Sa më tepër paqe, tolerancë, mirëbesim e begati!

