Pianisti i ri Arda Mustafaoglu sonte nga ora 19:30 do të mbajë recital solistik në sallën për koncerte të Qendrës shtetërore shkollore muzikore të baletit (QSHSHMB) “Ilija Nikollovski-Luj”. Në program do të jenë veprat nga Skarlati, Rahmanjinov, Prokofjev. Pesëmbëdhjetëvjeçari Mustafaoglu është një prej pianistëve më të talentuar nga Maqedonia. Këtë vit ka fituar shumë çmime në garat ndërkombëtare për piano në Serbi, Itali, Bullgari, Turqi dhe Belgjikë. Ka pasur performanca në koncerte në Itali dhe Gjermani, koncert solistik në Shtip dhe koncert në Filarmoninë e Maqedonisë. Recitali mbështetet nga Ministria e Kulturës. Hyrja për vizitorët është falas.
Data 05.03.2025
Aktuale
- Egli do të çmendet kur ta sheh, Gjesti puthet në ‘buzë’ me këtë banore
- Hetimet për 102 kontenierët me mbetje të dyshuara toksike, Prokuroria e Durrësit: Shumë shpejt do procedohet me marrjen dhe analizimin e mostrave
- Nuredini: Osmani për vite me radhë ishte noter i Gruevskit, ironi fjalësh për një orë emision
- (VIDEO) Mickoski: Osmani që shiti gjuhën time s’ka kredibilitet të flasë për gjuhën e vet
- RMV: Rastet me kancer të gjirit po shënojnë rritje,120 deri në 150 gra çdo vit i nënshtrohen rikonstruksionit të gjirit
- Ali Ahmeti: Çdoherë që kujtojmë Jasharajt gjejmë forcën dhe frymëzimin për të vazhduar kauzat kombëtare të përparimit
- Ndarja e re e Kuvendit: Si formohen grupet parlamentare pas zgjedhjeve
- ASH-Sela: Tetova po shkatërohet dhe uzurpohet nga klani i Bilall Kasamit