VMRo-DPMNE dhe LSDM janë marrë vesh për kryetarin e Komisionit parlamentar për emërime. Pas disa ditëve kundërshtime, kryetar i komisionit është vendosur të jetë Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së. Marrëveshja mes LSDM-së dhe VMRO-së për kryetarin e Komisionit parlamentar vjen një dita pasi analisti Naser Selmani ka thënë se VMRO-DPMNE dhe LSDM, edhe pse duken se janë buzë përplasjes mes vete, megjithatë, kur janë në pyetje shqiptarët ata ulen dhe bisedojnë me qëllim që të minimizojnë kërkesat e tyre. Selmani ka thënë se LSDM është duke taktizuar në lidhje me formimin e Qeverisë së re dhe këtë e bën me qëllim uljen e kërkesave të shqiptarëve, ndërsa vlerëson se me këtë taktikë ata kanë pasur edhe sukses deri tani.“Shihni tani më nuk flitet që para formimit të Qeverisë me Ligj të rregullohet çështja e gjuhës shqipe, kryetari i Kuvendit tani thuhet se mundet më vonë të jetë shqiptarë..Në këtë lojë VMRO-ja dhe LSDM në çështjen e zbutjes së kërkesave të shqiptarëve janë bashkë. Neve mund të na duket se ato janë, buzë luftës por kur janë në pyetje çështjet shqiptare ato kanë një telefon të kuq dhe vazhdimisht komunikojnë dhe nuk e kanë problem që të koordinohen”, ka thënë Selmani në emisionin Arena
Data 08.04.2026
Aktuale
- Deputetja Dauti sfidoi komisionin: Pa materialet në shqip s’ka seancë
- Në vendkalimin kufitar Bogorodicë sekuestrohen 12.5 ton fruta dhe perime
- DMSH: Angelov në kërkim të pilotëve për “air tractor”
- ASH: Projekt-ligji i Karakamishevës, goditje ndaj barazisë etnike
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, uron komunitetin rom për 8 Prillin
- Në hetim për disa vepra penale, zbulohet data kur do të zhvillohet seanca e parë e gjykimit për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
- Sali: Restrikcione për udhëheqësit e institucioneve që nuk e respektojnë ligjin për përfaqësim të drejtë
- Si u shkatërrua grupi kriminel që shiste drogë në RMV

